Thiago Silva ne një intervistë për ‘”Gds”’, në Brazil, u transformua si këshilltar i tregut, duke përsëritur sygjerimet për transferimin e Gansos në Milan.
“Kam biseduar me Ganson, po shërohet në kohë rekorde pas lëndimit të muskujve, ai dëshiron të luajë në Coppa America dhe e dëshiron Milanin. Kam lexuar se marrëveshja do këtë ndalesë, dhe se është fjala për një transferim të tij në dhjetor, ne nuk duhet të humbim kohë, ne duhet ta marrim atë tani. Kjo është koha e duhur”.
“Thiago nuk ka dyshime në lidhje me cilësitë e Gansos, dhe pranon se me blerjen e tij, rossoneret mund të arrijnë nivelet e Barcelonës: “Ne nuk flasim për punën time? Përfundimisht unë do të rri përjetë tek Milani. Dhe me blerjen e Gansos ne nuk do t’ia kemi zili Barcelonës së Guardioles, prandaj unë e ripërsëris se ne nuk duhet të humbim kohë, ne duhet të blejmë Ganson”, ka thënë Silva.
Ndërsa, trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka dhënë disa deklarata për Rai Sport. Ai ka folur për Hamsikun, i cili javëve të fundit është bashkuar shumë me Milanin.
“Hamsik? Ne kemi pasur një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe mendoj se Hamsik dëshiron të luajë në Champions me fanelën e Napolit, dhe ta përfaqësojë Napolin të paktën edhe për një vjet”, ka thënë Mazzari, duke konfirmuar se Hamsik nuk do të largohet në këtë vit.
I kërkuar nga të gjitha klubet e mëdha italiane, sidomos nga Milani, Interi dhe Juventusi, Riccardo Montolivo nuk është i heshtur sa i përket të ardhmes së tij.
Thashethemet e fundit e dërgojnë atë një hap pranë kalimit tek Interi, por është lojtari vetë i cili i hedhë poshtë ato thashetheme.
“Unë kam një kontratë deri në 2012 me Fiorentinën. Tani për tani, unë do të qëndroj këtu dhe do të luaj për fanellën me ngjyrë vjollcë”, përfundoi Montolivo.
Saturday, 04 June 2011 13:10