Sulmuesi argjentinas më parë kishte njoftuar që ai dëshironte një largim nga klubi, pasi që është e vështirë për t
ë jetuar larg nga fëmijët e tij.
Roberto Mancini ka respektuar vendimin e Tevezit dhe dukej se ai kurrë nuk do të kthehet në stadiumin Etihad, pasi oferta e skuadrës së Brazilit, Corinthas u pranua nga ana Cityt.
Megjithatë, një marrëveshje nuk është finalizuar dhe City e ka bërë të qartë se do të kërkojnë një tarifë më të lartë nga skuadrat evropiane.
Inter Milan është shfaqur si favorit për të nënshkruar me 27-vjeçarin, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë dhe tani lojtari ka fluturuar dhe është kthyer në Manchester City. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 21:57