Karlos Tevez ka bërë të qartë se nuk do t’i kërkojë personalisht falje trajnerit Aleks Ferguson pas ai u shfaq duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “RIP Fergie” gjatë festimeve të titullit të Mançester Sitit.
Ky mesazh humoristik ishte një përgjigje ndaj thënies së Ferguson se sa të ishte gjallë ai, Siti nuk ftonte kurrë titullin kampion.
Mançester Siti kërkoi falje publike ndërsa detyroi edhe lojtarin ta bënte një gjë të tillë, por ky i fundit tashmë nuk ka ndër mend që të shfajësohet vetë me trajnerin skocez.
“Duket sikur Ferguson është Presidenti i Anglisë” tha Tevez për “Ole”. “Çdo herë që ai flet keq për një lojtar apo kur fliste gjëra rreth meje, unë nuk dola kurrë të them se duhet të më kërkonte falje. Unë nuk kam pse t’i kërkoj falje”, ishin fjalët e futbollistit argjentinas.
Kjo zënkë pritet të ngjallë më shumë polemika për sulmuesin i cili ka kaluar një vit mjaft problematik edhe në skuadrën e tij aktuale, Mançester Sitin. Ai nuk u aktivizua për 6 muaj me radhë me skuadrën e tij për shkak të polemikave me trajnerin Roberto Mançini.
Por me ngjarjen e fundit, ai është kthyer në një hero për tifozët e Mançester Sitit të cilët i kanë kërkuar publikisht klubit që të mos shesë lojtarin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 17 May 2012 12:22