|
|
Monday, 02 November 2015 14:32 Carlos Tevez është shpallur kampion i Argjentinës me Boca Juniorsin
Ish sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, kishte premtuar në ditën e prezantimit të tij që do të rikthente titullin në Bombera dhe e mbajti fjalën, pasi Boca Juniors fitoi titullin e 25’të në histori.
Pas tre viteve të vështira skuadra nga Buenos Aires, u ngjit sërish në majën e futbollit argjentinas duke lënë pas të gjithë rivalët për të fituar titullin e saj të 25-të në histori. Akti i fundit që coi Bocën drejt triumfit u zhvillua në Bombonera edhe pse ndaj Tigres luhej për javën e parafundit të kampionatit.
Në një stadium ku mbizotronte bluja dhe ngjyra e arit, Boca Juniors mposhti me rezultatin 1-0 Tigren falë një goli të Monzon në minutën e 42-të duke bërë të lumtur më shumë se 55 mijë tifozë që kishin mbushur përtej kapacitet normal shkallët e Bomboneras, shkruan SuperSport.
Një gol që i mjaftoi Bocës për të ruajtur avantazhin prej 6 pikësh ndaj San Lorenzos në klasifikim, dhe për të festuar në fund titullin e 25-të kampion në histori. Një titull i fituar nën shenjën e Carlos Tevez. Edhe pse erdhi te Boca kur kishin kaluar 16 javë kampionat më shumë se gjysma, Apashi u kthye në një nga protagonistët kryesorë në triumfin e skuadrës së trajnerit Rodolpho Arruabarrena me 5 gola të shënuar dhe 2 asiste në 12 takime. Një lider i vërtetë si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.
Kampionati i parë me 30 ekipe dhe titulli i parë për Boca Juniorsin që për meritë edhe të Carlos Tevez ka grumbulluar 64 pikë në 29 ndeshje, 6 më shumë se San Lorenzo dhe 8 më tepër se Rosario Central dhe Racing Club.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »