Tetovë – Fushë e re futbolli nga projekti i Qeverisë dhe Agjencisë për të rinj dhe sport, për ndërtimin e 50 fushave të këtilla, sot u lëshua në përdorim, në Tetovë.
Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, fusha e re, e cila do të jetë në përbërje të Qendrës sportive të Tetovës, është e dedikuar për sport dhe rekreacion të fëmijëve, të rinjve, sportistëve dhe të gjithë qytetarët dhe për zhvillim të sportit.
“Me këto fusha dhe aktivitetet e tjera, të cilat pasojnë për rikonstruksion dhe ndërtim të qendrave sportive, fusha më shumë dedikuese dhe me 10 sallat e ardhshme sportive shkollore, do të investohen shumë mjete. Vetëm në Tetovë do të investohen 350 milionë denarë për salla sportive shkollore”, tha Todorov.
Sipas drejtorit të Agjencisë për të rinj dhe sport Dime Spasov, fusha e futbollit është objekt sportiv modern me dhoma për veshje dhe zhveshje, tribuna montuese, reflektorë dhe terren me standarde ndërkombëtare me sistem drenazhe. Në periudhën e ardhshme, paralajmëroi ai, do të ndërtohet edhe një fushë mëhalle më shumë dedikuese në qendrën e Tetovës, dy fusha terreni dhe një sallë sportive në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti tha s’e qiraja për shfrytëzim të fushës së futbollit do të jetë minimale siç është edhe për objektet e tjera sportive, gjithçka me qëllim që të sigurohen mjete për mirëmbajtjen e tyre.
“Ne nuk dëshirojmë të përfitojmë nga përdorimi i tyre”, deklaroi Bexheti.
Me fushën e futbollit, në kuadër të Qendrës sportive në Tetovë, do të menaxhojë komuna.
Thursday, 26 May 2011 20:40