Tetë nga përfaqësuesit e Iranit në futbollin për femra janë meshkuj që po presin t’u ndërrohet gjinia, kanë raportuar mediet arabe.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Iranit janë kritikuar me të madhe ditët e fundit, pasi disa burime kanë zbuluar se përfaqësuesja e femrave më shumë përbëhej nga meshkujt.
Ky skandal ka ngjallur reagime të mëdha te shtetet tjera, të cilat e kanë akuzuar Iranin për mashtrim në fushë sepse ka futur në lojë “lojtare” më të fuqishme.
Mojtabi Sharifi, një zyrtare e afërt me ligën iraniane ka konfirmuar skandalin, duke thënë se tetë lojtarë të përfaqësueses janë duke pritur që të bëhen femra.
“Tetë lojtarë janë në ekipin e Iranit pa kryer operacionin e plotë për ndërrimin e gjinisë”, ka thënë ajo.
Sharifi duke mos dashur të zbulojë emrat e lojtarëve meshkuj, ka thënë se shumica prej tyre gjithë karrierën e kanë kaluar në ekip të femrave, por kanë zbuluar këtë fshehtësi kur përfundonin karrierën e tyre.
Thursday, 01 October 2015 12:34