|
|
Wednesday, 03 August 2011 13:51 Ndeshjet jozyrtare gjithmonë sjellin spektakël. Pa kompleksin e humbjes së pikëve, lojtarët dëshmojnë talentin e tyre. Portali Lajmeshqip.com ka përzgjedhur tetë golat më të bukur në miqësoret e klubeve.
1) I pari në renditje është ai i sulmuesit të Manchester Unitedit, Michael Owen, i cili pranoi një top mjaft të bukur nga Dimitar Berbatov, ndërsa ky i fundit edhe më bukur e dërgoi topin në rrjetë.
2) Menjëherë pas tij, në vendin e dytë, vjen një gol mjaft i bukur nga Yossi Benayon, në miqësoren kundër Wycombe Wanderers, i cili pasi i kaloi 3-4 lojtarë, pa e lëshuar topin të prekë në tokë, në fund e la të shtangur gardianin.
3) Tani është radha për John Arne Riise, ish-sulmuesin e Liverpoolit, i cili renditet i treti. Ai shënoi një gol mjaft të bukur në ndeshjen kundër Celticut, nga një goditje e lirë. Vetëm Roberto Carlos mund të shënojë gol të ngjashëm.
4) I katërti renditet sulmuesi i AC Milan, Super-Pippo. Në ndeshjen kundër Barcelonës ai e pranoi një top të gjatë nga Andrea Pirlo, dhe ky i fundit pa e ndalur fare, e dërgoi topin menjëherë në rrjete dhe gardiani i Barcelonës mbeti i shtangur.
5) Vendi i pestë i takon bishës së Chelseat, Didier Drogba, i cili në miqësoren kundër Milanit, nga 30 metra goditi fuqishëm dhe e befasoi portierin Dida.
6) I gjashti renditet ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili në miqësoren kundër SC Wiez, pranoi një top nga mesi i fushës dhe me mjeshtri e nxori nga loja një lojtar, kurse më pas goditi në drejtim të portës me një parabolë, të cilën portieri nuk kishte mundësi ta ndalte.
7) Në radhë është lojtari i Manchester Unitedit, Chris Eagles, i cili renditet i shtati. Ai nga 20 metra, me një goditje të fuqishme e mposhti gardianin e skuadrës Shenzhen.
8) Është radha për kryeveprën franceze, ish-sulmuesin e Juventusit dhe Real Madridit, Zinedin Zidane, cili në miqësoren kundër Tokyo Verdy, me mjeshtrinë e tij i nxori nga loja dy lojtarë dhe, prapë, me mjeshtrinë e tij e mashtroi portierin dhe e vuri topin në rrjetë.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »