Kapiteni i Chelseat, John Terry e ka pranuar se humbja e djeshme nga skuadra e Arsenalit në Community Shield i ka lënduar ata mjaft shumë, por do e tejkalojnë këtë përmes ndeshjeve në Premier Ligë.
Goli fantastik i Alex Oxlade-Chamberlain i dha fitoren skuadrës së Arsenalit në ndeshjen e zhvilluar në Wembley, kurse kjo ishte fitorja e parë e Wengerit kundër Mourinhos në 14 ndeshjet e fundit, raporton Goal.com.
“Mendoj se ishim më të mirë në çdo aspekt. Këto ndeshje gjithmonë janë paksa të ngadalshme pasi lojtarët janë duke e rikthyer formën e tyre, por është zhgënjyese që nuk fituam”, ka thënë Terry për reporterët, transmeton Koha.net.
Kapiteni i Chelseat më tutje ka shtuar: “Humbja është e tmerrshme në çdo aspekt, harrojeni rekordin e Mourinhos, tani është një trofe që tashmë ka shkuar. Dhemb shumë, nuk ka rëndësi nëse është një miqësore apo Community Shield, mbi të gjitha është një trofe”.
Monday, 03 August 2015 11:06