Admir Teli, ka deklaruar se forca grupore që e posedon Shqipëria ka më shumë vlerë se emrat që janë në Kombëtaren e Portugalisë.
Teli i cili kishte marrë karton të kuq para 7 vitesh në sfidën ndaj luzitanëve e sheh tek skuadra aktuale e Shqipërisë një Itali tipike, ku forca grupore është para idividualizmit, transmeton Sportal.
“Një skuadër tipike italiane. Fiks si Italia. Jo fort e bukur për t’u parë, por eficente. Shumë më eficente se sa skuadrat e mëparshme. Shumë të disiplinuar taktikisht dhe me një mesfushë që punon jashtëzakonisht shumë”
“Diferencën do ta bëjë do ta bëjë forca e grupit. De Biazi dhe skuadra nuk kanë pse të ndryshojnë asgjë. Kështu si janë, janë të frikshëm për çdo kundërshtar. Portugalia do të vuajë dhe nëse nuk shënon shpejt, mund ta pësojë. E theksoj, ata lënë shumë hapësira prapa”.
Monday, 07 September 2015 14:36