Gjykata e apelit ka hedhur poshtë kërkesën e skuadrës së Monakos për të ndryshuar menjëherë vendimin e marrë nga Federata Franceze e Futbollit për të zhvendosur zyrat qendrore në Francë. Klubi i principatës aktualisht i gëzohet taksave minimale që i garanton qëndrimi në Montekarlo, duke i ka mundësuar të afrojë disa nga futbollistët më të mirë në botë me rroga të larta, diçka që është shumë e vështirë të vazhdojë nëse i nënshtrohet ligjeve franceze ku taksat për milionerët e sportit janë shumë të larta.
Por pas vendimit të djeshëm, Monako duket se është dorëzuar për momentin, edhe pse synon ta çojë këtë çështje në seanca të tjera.
“Gjykata vendosi të mos pranojë kërkesën tonë pasi nuk e cilësoi urgjent këtë vendim, i cili hyn në fuqi me 1 qershor 2014”, shpjegoi klubi i principatës duke siguruar se një tjetër seancë do të zhvillohej gjatë vitit, pasi ato nuk kishin ndër mend të dorëzoheshin përballë vendimit të Federatës Franceze, por të vazhdonin të qëndronin me seli në Montekarlo, siç ka qenë gjithmonë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 June 2013 09:19