FIFA ka shtyrë edhe njëherë vendimin për futjen e teknologjisë, e cila duhet të zgjidhte problemin e golave fantazmë.
Dy muaj më parë, Federata kishte lajmëruar që IFAB-ja do të vendoste në mars të 2012-s përsa i përket telekamerave që do të vendoseshin në portat respektive dhe çipin tek topi. “Testet janë relativisht të gjata dhe komplekse”, ka qenë justifikimi i dhënë nga ana e FIFA-s.
Zëdhënësi i FIFA-s ka thënë se është mundësia që në korrikun e vitit të ardhshëm do të merret një vendim përfundimtar. Deri më tani, sistemet teknike të provuara nga ana e FIFA-s kanë qenë plot dhjetë, por asnjëri nuk ka bindur plotësisht.
Nëse IFAB-ja do të jepte “dritën jeshile” për këtë sistem, nuk ka pse të ketë asnjë problem për të futur zgjidhjet e reja teknologjike për Kupën e Botës “Brazil 2014”.
Thursday, 05 May 2011 12:41