Sipas La Gazzetta dello Sport, në rast të ndonjë oferte të majme, Massimo Moratti mund të shiste ndonjë xhevahir të tijin.
Behet fjale për lojtaret kyç në klubin zi-kaltër, në qoftë se në këmbim të shërbimit të tyre do të mund të vinte ndonjë oferte mjaft e mirë nga klube të tjera, largimi nga Inter nuk do te ishte i pamundur.
Ardhja e Eden Hazard, mund ti hapte rrugën një shitje të Wesley Sneijder, të shumë kërkuar në Angli si nga Chelsea ashtu edhe nga Manchester.
Persë i përket Samuel Eto’o, Moratti duket se një ofertë poshtë 50 milionë eurove nuk do ta pranonte kurrë, ndërkohe që interesimet e klubeve turke nuk po mungojnë kundrejt Brazilianit Maicon, lojtar që duket se do të preferonte më mirë klubin e Real Madrid.
Në fund, është folur edhe për të ardhmen e Diego Militos, Bomberi zi-kaltër duket se do të vendose se bashku me shoqërinë për të ardhmen e tij: Ndoshta të lëre Milanon për tu transferuar tek Genoa, apo me ndonjë klub tjetër ose në të kundër të pranoje e të luftoje për një vend si titullar me Giampaolo Pazzini, edhe për sezonin e ardhshëm.
Saturday, 14 May 2011 14:06