Federiko Balzareti është kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar në kampionatin italian, pas paraqitjeve të tij pozitive me Palermon, por sidomos një prove bindëse në Euro 2012 me fanellën e Italisë.
Pas interesimit të PSZH-së për lojtarin që disa muaj më parë, italianët mendojnë që të mos e lënë të largohet lojtarin që ka dalë nga akademia e Torinos dhe ka një të kaluar në radhët e Juventusit. Milan, Roma, Napoli, por edhe vetë Juventusi, po mundohen që të sigurojnë lojtarin, fakt të cilin e ka pranuar vetë presidenti i skuadrës së Palermos, Mauricio Zamparini.
“Interesimi i Romës për momentin është ai më i forti. Kohë e fundit u interesua edhe Juventus por do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Vetë Federiko më ka thënë se nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte ku të banonte, Roma do të ishte një qytet fantastik”.
“Por për Balzaretin, Roma duhet të përmirësojë ofertën e vet, ta çojë në nivelin e asaj të Napolit, 5 milionë euro, pasi nuk më intereson shkëmbimi që propozojnë me lojtarë të tjerë”.
“Milani? U bë i gjallë, do të dëshironte të përfitonte si vitin e kaluar me Noçerinon (të blerë vetëm për 500 mijë euro në ditën e fundit të merkatos). Por kjo nuk të ndodhë asnjëherë, Balzareti nuk është Noçerino”, u shpreh presidenti i Palermos. (LajmeShqip.com)
Sunday, 29 July 2012 14:57