Mediet në Londër thonë se Zhirkov është gati për një lëvizje drejt Rusisë në mënyre që t’i jep fund makthit të tij në Chelsea, ndërsa dhe disa klube ruse luftojnë për të nënshkruar me të.
Një gjë është e sigurt, Chelsea do ta shesë Zhirkovin i cili kishte nënshkruar për 18 milionë funte nga CSKA Moska dhe shefi i Dynamo Moscow, Roman Dyakov tha se skuadra e tij është në gjueti për lojtarin, por ne kemi frikë se do ta humbasim atë nga ndonjë klub sikurse Anzhi Makhachkala ose Rubin Kazan. Ai tha: “Gati të gjitha klubet e Premier Ligës ruse janë të interesuar dhe thuajse të gjitha klubet ruse janë në kontakt me lojtarin.”
Sunday, 31 July 2011 11:04