David Villa tha se është shumë i lumtur që Barcelona do të ketë në finale një lojtar të rëndësishëm si Sergio Busquets.
“Është vendim i drejt i UEFA-s. Ai me anë të klubit ka dhënë prova që nuk i ka thënë ato fjalë që mendonin rivalët. Drejtësia u vendos në vend. Ne jemi shumë të lumtur që ai do të luaje në Wembley, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. ka thënë Villa.
“Mosdënimi i tij nga UEFA, është një lajm shumë i mirë për te gjithë. Për sa i përket finales ndaj Manchester Unitded, mund te them se ëndrra ime është të fitoj Champions Leaguen me Barcelonën. Më pëlqen të shënoj, por goli do të ishte më i bukur kur është i vlefshëm për ekipin. Fitimi i Champions Leagues, do të ishte diçka e përkryer”, ka përfunduar sulmuesi katalunas.
Ndërsa, mbrojtësi i Manchester United, thotë se ekipi i tij është “më i fortë pa Cristiano Ronaldon, pra Machesteri është më i fortë se në 2009, më i fortë se Manchesteri i finales së Champions Leagues në Romë”.
“Cristiano Ronaldo bëri një punë të madhe, por ndoshta ekipi luajti shumë për të. Që kur u largua Tevez dhe Ronaldo, ekipi i Manchester United është bërë më i fortë. Qe kur kanë ikur ata, ne kemi fituar më shumë sukses. Ne do te kemi një finale më 28 maj ndaj Barcelonës, dhe fitorja kundër tyre do t’i mbylle të gjitha kritikat që kemi marrë. Ne jemi një ekip i madh dhe jemi në gjendje ta fitojmë këtë finale”, tha francezi, Patric Evra.
Tuesday, 17 May 2011 11:37