Peruani ka qenë i lidhur fort me një kalim në Juventus, të cilët megjithatë, ishin në gjendje për t’ia përmbushur kërkesën Fiorentinës mbi një tarifë, e cila qëndron në mes të 10 dhe 15 milionë eurove.
Raportet më të reja nga Italia thonë se Real Madridi është i interesuar ta mposhtë Juventusin për transferimin e lojtarit, dhe ka kontaktuar direkt me lojtarin, sepse trajneri Jose Mourinho duket se dëshiron më shumë alternativa në dispozicion të tij.
Klubi spanjoll mendon se oferta e tyre do të jetë e mjaftueshme për të bindur agjentin e Vargas për t’u angazhuar në bisedime me Fiorentinën.
Vargas, 27 vjeç, ishte shumë pranë nënshkrimit me Real Madridin në vitin 2008, por në fund ai iu bashkua Fiorentinës nga Catania, për 12 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Sunday, 07 August 2011 14:42