Kampionët e Eredivisie do t’i presin gjigantët e PSV Eindhoven, në një ndeshje që premton të jetë e këndshme në mes të dy ekipeve të pjesës së epërme të ligës.
Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Enschede, Holandë.
Stadiumi: De Grolsch.
Ora: 20:45.
Trajneri i Tëentes, Co Adriaanse, do të duhet të bëjë pa shërbimet e Nicky Kuyper, për shkak të një problemi në gju, ndërsa portieri, Sander Boschker, nuk ka gjasa të marrë veten për këtë ndeshje.
Me Nacer Chadli, të rikthyer për këtë ndeshje, Adriaanse mund të vendosë të heqë golashënuesin kryesore të klubit Marc Janko, ndërsa kosovari Emir Bajrami, si gjithmonë pritet të jetë titullar.
Ndërsa bosi i PSV-së, Fred Rutten, do të jetë pa mbrojtësin e majtë, Erik Pieters, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Për më tepër, Stijn Wuytens dhe Atiba Hutchinson, janë të dy të padisponueshëm, për shkak të lëndimeve, ndërsa portieri Przemyslaw Tyton nuk është shëruar plotësisht nga tronditja.
Formacioni i Twentes, 4-3-3: Mihaylov; Rosales, Wisgerhof, Douglas, Tiendalli; Brama, Chadili, Landzaat; Bajrami, De Jong, John.
Formacioni i PSV-së, 4-2-3-1: Isaksson; Manolev, marcelo, Derijck, Bouma; Ëijnaldum, Strootman; Labyad, Toivonen, Mertens; Matavz. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 13:45