|
|
Tuesday, 18 June 2013 08:06 Tahiti është mundur me rezultatin 6-1 nga Nigeria dhe pret që të pësojë një disfatë edhe më të thellë përballë Spanjës në takimin e radhës të Kupës së Konfederatës. Por tahitianët kanë festuar golin e tyre sikur t’i kishte dhënë suksesin në këtë trofe.
Në fakt, për tahitianët, që në radhët e tyre kanë vetëm një futbollist profesionist, Mahama Vahirua, shënimi i një goli në këtë aktivitet ishte objektivi i vetëm që i kishin vënë vetes.
“Ëndrra jonë më e madhe është të shënojmë një gol në një aktivitet madhor”, pranoi trajneri Edi Etaeta para fillimit të turneut, një objektiv që Xhonatan Teho e realizoi në minutën e 54-t të ndeshjes, duke filluar festime të çmendura nga futbollistët e shtetit të vogël në Oqeani.
“Kam shkruar historinë e vendit tim, jam shumë i lumtur për familjen time. Ky është një gol historik për të gjithë ishujt polinezianë”, tha Teho pas përfundimit të ndeshjes, ku ai në fakt shënoi edhe një autogol.
Ndërkohë, Vahirua, i vetmi profesionist mes tahitianëve, ka falënderuar pritjen e jashtëzakonshme që publiku brazilian i ka bërë kësaj kombëtareje të vogël.
“Nuk ka qenë shumë e thjeshtë të vinim deri këtu dhe më duhet të falënderoj publikun brazilian që na ka adoptuar. Falë edhe atyre, ne kemi zhvilluar një ndeshje kaq pozitive. Jemi amatorë, por kemi arritur që të shënojmë një gol, i cili për ne ka vlerën e një fitoreje. Edhe prania në këtë turne do të thotë shumë për ne, është një fitore në vetvete”, deklaroi futbollisti që aktivizohet në Francë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »