Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez, ka kërkuar nga sulmuesi i përfaqësueses që drejton, Edinson Kavani, që të largohet nga Napoli drejt një kampionati më të fortë.
Çelsi dhe Mançester Siti janë duke ndjekur sulmuesin me vëmendje, ndërsa ka sinjale interesimi edhe nga skuadrat e mëdha të kampionatit spanjoll.
“Unë nuk e di me siguri edhe sa kohë do të qëndrojë te Napoli, por sipas meje, ai duhet të shkojë në në Angli ose në Spanjë”, deklaroi Tabarez para ndeshjes miqësore të përfaqësueses së Uruguait me Rumaninë.
Mediat angleze janë thuajse të sigurta se destinacioni i uruguaianit do të jetë Mançester Siti, pasi sheiku Mansur ka akorduar 50 milionë euro për të bindur De Laurentis t’ia shesë sulmuesin gjatë verës. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 13:58