Tiranë-Komisioni Disiplinor në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), e ka nisur këtë sezon futbollistik nën një tjetër fokus.
Organi, i cili ka dhënë dënimet e para për rastet problematike të shfaqura gjatë javës së parë të edicionit të ri të superligës dhe gjatë finales së superkupës së Shqipërisë, ka ushtruar kompetencat e tij, bazuar në kodin e rregullores sportive të FSHF-së.
Referuar vendimeve të marrë nga ky komision, i cili ka shqyrtuar në total 9 raste, vihet re se klubi korçar i Skënderbeut, fituesi në fuqi i kampionatit, ka rezultuar dhe më problematiku, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe dënime individuale.
Komisioni i disiplinës, pasi shqyrtoi problemet e konstatuara, vendosi qe Skënderbeun dhe Tiranen t’i dënojë me 1 milionë e 500 mije leke gjobe.
Ndërkohë që nuk ka dënuar stadiumin e Korçës, pasi takimi i superkupes supozohet te jete luajtur ne fushe asnjanëse. Komisioni i disiplinës, gjithashtu dënoi zyrtarët e Tiranës, Refik Halili dhe Riza Hicka, për sjelle të pahijëshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes së superkupës, me 8 ndeshje pezullim nga aktivitetet kombëtare të futbollit dhe 500 mijë lekë gjobë.
Skënderbeu ka marrë edhe një tjetër “shuplakë” për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Tomorit, duke u gjobitur me një shumë prej 300 mijë lekësh, për sjellje te gabuar të spektatorëve dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushë.
Edhe kapiteni i kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Blendi Shkëmbi, nuk ka shpëtuar nga ndëshkimet, duke u dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit.
Veç këtyre, dënime të tjera janë dhënë edhe për ekipet në kategoritë inferiore, ku ai që bie në sy është dënimi i kapitenit të skuadrës të Luftëtarit me 24 muaj pezullim nga aktivitet si dhe 50 000 lekë gjobë, për sulm dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Ndërkaq, sot do të nisë java e dytë i edicionit të 73-të të Super Ligës Shqiptare, me dy ndeshjet e para. Kamza-Vllaznia dhe Laçi Bylis.Ndërkohë në dy ditët në vijim do të luhen dhe pjesa tjetër e takimeve.
E Premte:
16:00 Kamza-Vllaznia
16:00 Laçi-Bylis
E shtunë)
16:00 Kastrioti (Krujë)- Tirana
16:00 Shkumbini- Apolonia
16:00 Pogradeci- Tomorri
18:00 Teuta – Flamurtari
E Dielë:
19:00 Dinamo -Skënderbeu
RENDITJA
1 Kastrioti 1 3
2 Bylis 1 3
3 Vllaznia 1 3
4 Apolonia 1 3
5 Flamurtari 1 3
6 Teuta 1 3
7 Skënderbeu 1 1
8 Tomori 1 1
9 Kamza 1 0
10 Tirana 1 0
11 Laçi 1 0
12 Dinamo 1 0
13 Shkumbini 1 0
14 Pogradeci 1 0
Golashënuesit
3 gola: Sukaj (Vllaznia)
2 gola: Dimo (Bylis, 1p), Ikango (Kastrioti)
1 gol: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Koreshi (Bylis), Dervishi (Shkumbini, 1p), Magani (Shkumbini), Emurllahu (Laçi), Rama (Apolonia), Gërxho (Apolonia), Veliu (Flamurtari), Begaj (Flamurtari), Ndreka (Kamza), Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Markoviç (Teuta)
Friday, 16 September 2011 15:22