Filippo Inzaghi mund të bëjë rikthimin e tij kundër Bolognas.
Sulmuesi italian u lëndua në nëntor, por ai më në fund është shëruar gati dhe mund të bëjë kthimin e tij te shumë-pritur javën e ardhshme, kur Milani të ndeshet me Bolongnan në Stadio San Siro.
Inzaghi, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe është dashur të jetë jashtë fushave të blerta për pjesën tjetër të sezonit, por ai ka arritur të shkurtojë periudhën e tij të rikthimit dhe do të jetë për tre ose katër lojërat e fundit të sezonit.
Milani është duke e ndjere shume mungesën e sulmuesve në këtë moment, sepse me Alexandre Paton dhe Pippon e lënduar , dhe Zlatan Ibrahimovicin e pezulluar, Antonio Cassano dhe Robinho janë te vetmit sulmues të ekipit të parë të Milanit .
Giacomo Beretta, që mori lëvdata nga Nr 9 i Milanit , do të jetë në stol për ndeshjen e ardhshme.
Saturday, 23 April 2011 08:05