Gjigandët nga Katalunia i fundosën “mbretërit” e Spanjës, në mbrëmjen e së mërkurës në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës.
Një karton i kuq për “problematikun” madrilen Pepe, largimi i Super-Maos dhe dy gola të Super-Messit, ishin momentet më të rëndësishme të ndeshjes së sontme, që përfundoi 2:0 në favor të Barcelonës, për t’i krijuar kësaj të fundit komoditet të plotë për ndeshjen e kthimit, në “Camp Nou”, pas një jave.
Real Madrid – Barcelona u luajt në një atmosferë me adrenalinë të lartë, në prani të 80 mijë shikuesve, në stadiumin e famshëm të Madridit.
Një pjesë e parë e balancuar, me pak raste të të dyja ekipeve dhe me plot nerva e tension, si në fushë ashtu edhe në bankinat e të dyja ekipeve dhe në tribuna, u pasua me një 45-minutësh të dytë, më dinamik dhe që mori kthesë, veçanërisht, në momentin kur në vend të David Villas u fut sulmuesi i ri dhe i talentuar, Ibrahim Afellai, i cili asistoi milimetrikisht për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, për të shënuar golin e avantazhit.
Pak minuta para fundit të ndeshjes, pikërisht Leo Messi e vulosë takimin dhe e fundosë ekipin mbretëror spanjoll, për rezultatin 2:0, dhe për një kualifikim ted era për blaugranët katalunas.
Ndeshja e kthimit luhet më 3 maj, në stadiumin e Barcelonës. Skuadra që kualifikohet për më tej, do të luajë në finale e madhe të “Ëemblyt”, me fituesin e ndeshjes së ardhshme në Angli, midis Manchester United dhe Shalke 04, ku “djajtë e kuq” e nisin lojën po me dy gola avantazh.
Wednesday, 27 April 2011 21:30