Sulmuesi i Valencias, Sofiane Feghouli ka konfirmuar negociatat me Barcelonën, për transferim në Camp Nou.
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri.
Pedro Rodriguez u largua nga klubi duke nënshkruar për Chelsean gjatë afatit kalimtar të verës.
Kurse, klubi katalan synon të sjell një zëvendësues në janar.
Në ndërkohë, sulmuesi i Valencias, Sofiane Feghouli ka konfirmuar negociatat me Barcelonën, për transferim në Camp Nou.
“Menaxheri im ka zhvilluar kontakte me Barcelonën”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”.
Friday, 02 October 2015 10:07