Shqiptaro-gorani, Miralem Sulejmani, i cili është ftuar nga Serbia për ndeshjen me Shqipërinë, pati deklaruar në vitin 2006 se kurrë nuk ka menduar të luajë për Shqipërinë, shkruan Zëri.
Sulejmani kishte deklaruar se asnjëherë nuk kishte menduar t’a merrte nënshtetësinë shqiptare, pasi Serbia ishte vendi i tij.
“Unë kurrë nuk e kam kërcënuar askënd dhe nuk kam thënë asnjëherë se do ta marr nënshtetësinë shqiptare, për shkak se një gjë e tillë asnjëherë nuk ka qenë në mendimet e mia”, kishte thënë shqiptaro-gorani Sulejmani, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç.
“Nuk e kam menduar ndonjëherë për ta marrë shtetësinë shqiptare apo për të luajtur për ekipin kombëtar shqiptar. Unë kam dashur gjithmonë të luaj për vendin tim, për Serbinë”, kishte shtuar Sulejmani
Sunday, 04 October 2015 21:02