Trajneri i Suedisë, Erik Hamren, ka pranua se i ka besuar plotësisht instinktit të tij duke grumbulluar Johan Elmander në kombëtaren suedeze për pjesëmarrjen në Euro 2012, ndonëse sulmuesi 30 vjeçar pësoi një frakturë në këmbë të shtunën.
Hamren tha se ishte siguruar nga doktori i ekipit, Leif Suard, se 30 vjeçari që ka veshur 63 herë fanellën e kombëtares, do të ishte në gjendje të luante që në ndeshjen e parë të grupit ndaj Ukrainës me 11 qershor.
Elmander pritet të formojë dyshen e sulmit me futbollistin e Milan, Zlatan Ibrahimoviç, por Hemren u shqetësua që ai nuk ishte në gjendje të merrte në kombëtare talentin e ri Xhon Guideti. 20 vjeçari nuk ka luajtur në radhët e Fejenordit që nga 14 prilli, pasi ka një dëmtim nervor që i shkakton herë pas here humbjen e plotë të ndjesisë në këmbën e djathtë.
Në listën e përfaqësueses suedeze nuk mund të mungonte futbollisti me origjinë kosovare Emir Bajrami, i cili pritet të jetë titullar në këtë aktivitet. (LajmeShqip.com)
LISTA E SUEDISË PËR EURO 2012
Portierë: Andreas Isakson (PSV Eindhoven), Johan Uiland (FC Kopenhagen), Par Hanson (Helsingborg)
Mbrojtës: Mikael Antonson (Bolonja), Andreas Grankuist (Xhenoa), Mikael Lustig (Sëlltik), Olof Mellberg (Olimpiakos), Jonas Olson (Uest Bromuiç), Martin Olson (Bllekbërn), Behrang Safari (Anderleht)
Mesfushorë: Emir Bajrami (Tuente), Rasmus Elm (AZ Alkmar), Samuel Holmen (Istanbul BB), Kim Kallstrom (Lion), Sebastian Larson (Sandërlend), Anders Svenson (Elfsborg), Pontus Uernblum (CSKA Moskë), Kristian Vilhelmson (Al-Hilal)
Sulmues: Zlatan Ibrahimoviç (Milan), Johan Elmander (Gallatasaraj), Tobias Hysen (Gotenborg), Ola Toivonen (PSV Eindhoven), Markus Rosenberg (Verder Bremen).
Tuesday, 15 May 2012 10:01