Luis Suarez tha se ai dëshpërimisht kërkon ta ndihmojë Liverpoolin ta arrijë Europa League stinorin tjetër.
Europa League është një tjetër kompeticion në të cilën dua të marr pjesë. Një klub si Liverpooli duhet të jetë aty dhe duhet ta fitojë atë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të fitojmë sa më shumë kompeticione.
Europa League është objektivi ynë. Kur erdha doja ta ndihmoja Liverpoolin të arrijë atje. Kur filloi gjysma e dytë e stinorit dukej pothuajse e pamundur, por ne fituam ndeshje dhe shpresonin se Totttenham do të lëshojë pikë.
Ndeshja kundër Tottenhamit do te jete ndeshja më vendimtare e stinorit, nëse ne duam të ëndërrojmë për Europa League, atë ndeshje duhet ta fitojmë patjetër.
Tuesday, 03 May 2011 09:10