Humbja e rëndë 3-0 në fushën e Totenhem ka bërë që edhe Andrea Stramaçioni të humbë thuajse tërësisht shpresat për kalimin në çerekfinalet e Europa League. Tekniku italian ka pranuar se tashmë skuadrës së tij i duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit për të shpresuar në arritjen e këtij objektivi, edhe pse ai është dytësor për zikaltërit.
“Rezultati është shumë i rëndë dhe në ndeshjen e kthimit do të na duhet një mrekulli për të vazhduar në këtë turne. Por duhet pranuar që Totenhemi ishte superior ndaj nesh dhe ndoshta është skuadra e parë që ka arritur të na bëjë të vuajmë fizikisht në këtë mënyrë”, deklaroi ai.
“Të vjen keq për këtë situatë, sidomos për dy rastet që krijuam, të cilat mund ta kishin bërë kualifikimin më pak të komplikuar, pasi të nisesh në ndeshjen e dytë me një disavantazh 0-3 është shumë e rëndë. Unë bërë nja rotacion të pjesshëm të lojtarëve pasi për ne, objektivi kryesor vazhdon të jetë vendi i tretë në renditje në kampionat, ndonëse këtë turne e kemi respektuar maksimalisht deri tani”, theksoi Stramaçioni. (LajmeShqip.com)
Friday, 08 March 2013 09:57