Humbja e Interit në fushën e Parmës duket se ka lënë pasoja te trajneri i zikaltërve, Andrea Stramaçioni, pasi tekniku i zikaltërve ka shfaqur dukshëm shenja pakënaqësie ndaj lojtarëve të vet.
“Kemi zhvilluar një prej pjesëve të dyta më të dobëta të këtij sezoni, por sidomos kemi paguar shtrenjtë një gabim të rëndë. Nuk mund të pësosh gol në mënyrë të tillë nga një rivënie anësore në mes të fushës. Ishte një mungesë vëmendje nga të gjithë, që duhet të pranojnë gabimin”.
“Një gol i tillë të dhemb, pasi nga një rivënie anësore, Sansone eci i qetë me topin në këmbë për 50 metra pa patur nevojë të driblojë askënd, një gabim që e kemi paguar shumë shtrenjtë”, ishte sinjali i qartë i Stramaçionti se lojtarët duket të japin llogari para tij për këtë pakujdesi.
Në fund edhe një koment mbi çështjen Shnajder, që ka tërhequr vëmendjen gjatë ditëve të fundit. “Gjërat janë më të thjeshta se duken. Ekziston një pozicion i klubit dhe një pozicion i lojtarit, por në fund trajneri mbetem unë dhe mua më takon fjala e fundit”, tha trajneri, duke lënë të kuptohet se Shnajder mund të kthehet në formacion edhe nëse nuk rinovon me kushtet e Interit. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 27 November 2012 10:48