Klubi anglez, Stoke City, pak minuta më parë ka konfirmuar transferimin e anësorit shqiptar, Xherdan Shaqiri nga Interi për shumë rekorde të klubit 12 milionë funte.
Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Potters” dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj këtë javë para takimit të së shtunës me Tottenhamin, në të cilin edhe pritet debutimi i tij.
“Nuk është sekret që kemi qenë duke kërkuar Xherdanin për një kohë dhe jemi shumë të lumtur që më në fund kemi siguruar nënshkrimin e tij. Ai është lojtar i ri, shumë i talentuar që synon të ecë përpara në Premier Ligë pas karrierës në nivelet më të larta në Gjermani me Bayernin dhe në Itali me Interin”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i klubit Tony Scholes për faqen zyrtare të Stoket.
“Xherdani do të jetë shtesë fantastike për skuadrën tonë dhe i shton trajnerit opsione për sulm”.
Fjalë të mira për Shaqiri ka thënë edhe trajneri i tij i ri Mark Hughes.
“Ai është lojtar dinamik dhe eksploziv që sjell diçka ndryshe te ky grup dhe me vetëm 23 vjet ai ka potencial të madh. Në bisedat që kam pasur me të është e qartë që ai është i lumtur që do të luajë në Premier Ligë dhe do të shfaqë kualitetet që ka”, ka deklaruar Hughes.
Shaqiri do të bartë numrin 22 për te Stoke City.
Wednesday, 12 August 2015 08:39