Stjuart Pirs ka përzgjedhur 13 anglezë dhe 5 uellsianë për skuadrën olimpike të Britanisë së Madhe që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012.
Publikimi i skuadrës solli konfirmimin përfundimtar që Devid Bekam nuk do të jetë pjesë e ekipit, ndërsa tre lojtarët mbi moshën 23 vjeç janë Gigs, Bellami dhe Riçards.
Klubi më i përfaqësuar në këtë kombëtare të improvizuar është Suonsi, e cila përfaqësohet nga Skot Sinkler, Xho Alen dhe Neil Teilor, pa harruar që në radhët e kësaj skuadre është aktivizuar si i huazuar edhe mbrojtësi i Totenhem, Stiven Koulker.
Ndër emrat e njohur figurojnë gjithashtu Daniel Starrixh i Çelsit, bashkë me Aron Ramsein e Arsenalit dhe Tom Klivërli të Mançester Junajtid. Në listë do të kishte bërë pjesë edhe Garet Beil, por lojtari i Totenhem u la jashtë për shkak dëmtimi.
Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe është kandidate kryesore për të fituar Londër 2012, duke patur parasysh që aktiviteti organizohet në “shtëpi”. Por kjo kombëtare ka ndeshur me protestat e Federatave të tjera britanike të cilat e kanë cilësuar krijimin e saj një shkelje ndaj autonomisë së vendeve. (LajmeShqip.com)
Skuadra e Britanisë së Madhe.
Xhek Butland (Birmingem), Xhezon Stil (Midëllsbrou); Rajan Bertrand (Çelsi), Stiven Kaulker (Totenhem), Kreig Douson (Uest Bromuiç), Mikah Riçards (Mançester Siti), Neil Teilor (Suonsi), Xhejms Tomkins (Uest Hem); Xho Alen (Suonsi), Tom Klivërli (Mançester Junajtid), Xhek Kork (Sauthempton), Rajan Gigs (Mançester Junajtid), Aron Ramsi (Arsenal), Deni Roz (Totenhem), Skot Sinkler (Suonsi); Kreig Bellami (Liverpul), Marvin Sordell (Bolton), Daniel Starrixh (Çelsi).
Monday, 02 July 2012 15:48