Trajneri i Lazios, Stefano Pioli ka lënë Lorik Canën jashtë listës së futbollistëve që do të ketë të disponueshëm për kompeticionet europiane. Lazio sic e kërkon rregullorja ka dorëzuar në Uefa, listën e lojtarëve që do të mund të ketë të gatshëm për aventurën kontinentale që nis nga play-offi i Champions League kundër Bayer Leverkusen dhe në grupin prej 25 futbollistësh nuk figuron emri i kapitenit të Kombëtares Shqiptare.
Madje sic bëjnë të ditur mediat italiane , Cana nuk figuron as në listën Uefa B që përpilohet për ti paraprirë situatave të ndryshme që mund të krijohen përgjatë sezonit, kështu që në sezonin e ri nuk do të mund të aktivizohet me Lazion në ndeshjen ndërkombëtare.
Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi kishte fituar terren ideja e Canës për të qëndruar edhe për një vit te Lazio, qëndrim i përforcuar ky edhe nga dëshira e Lorikut për të qenë pranë Shqipërisë në fushatën e saj vendimtare për kualifikimin në Euro 2016, por gjithsesi merkato është ende e gjatë dhe mund të afrojë surpriza të reja.
Ja dhe lista e plotë e Lazios për Uefan
Portierë: Federico Marchetti, Etrit Berisha, Guido Guerrieri;
Mbrojtës: Stefan de Vrij, Santiago Gentiletti, Dusan Basta, Edson Braafheid, Mauricio Dos Santos Nascimento, Stefan Radu,Patricio Gabarron Gil, Ëesley Hoedt, Abdoulay Konko, Senad Lulic;
Mesfushorë: Lucas Biglia, Ogenyi Eddy Onazi, Antonio Candreva, Felipe Anderson, Danilo Cataldi, Sergej Milinkovic-Savic, Ravel Morrison, Marco Parolo, Alessandro Murgia;
Sulmues: Miroslav Klose, Filip Djordjevic, Ricardo Kishna.
Tuesday, 11 August 2015 08:18