Kohë të gjatë flitet për rivalitetin e këtyre dy lojtarëve. Të dy këta futbollistë kanë shënuar nga 53 gola në të gjitha garat këtë sezon.
Cristiano Ronaldo, i njohur ndryshe me nofkën “CR7” ka shënuar 40 gola në La ligë dhe ka fituar Kupën e Mbretit, kurse Leo Messi, i njohur ndryshe me nofkën “pleshti” ka shënuar 31 gola në La Ligë duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Këta dy lojtarë së bashku kanë shënuar 71 gola në Ligë, që janë shumë larg nga cila do dyshe në ligat tjera. Në Itali Di Natale dhe Cavani kanë shënuar së bashku 54 gola.
Një statistikë tjetër interesant është se këta dy lojtarë në kanë shënuar gol, Messi ka shënuar çdo 86.2 minutë gol kurse Ronaldo çdo 86.6 minutë gol.
Ndeshja finale e Ligës së kampionëve do ta veçojë Leo Messin dhe është e qartë se edhe për këtë vit edhe ose nuk ka ndeshje reprezentative do të jetë kandidati numër një për të fituar topin e artë.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand konsideron që United duhet të ngritë lojën në një nivel më të lartë nëse dëshiron të garojë me Barcelonën.
“Tani ata kanë vendosur standarde, kurse të tjerët duhet të mundohen të arrijnë atë nivel.” ka thënë Rio Ferdinand.
“Ata janë një ekip fantastik me lojtarë të shkëlqyer, mirëpo ajo që i bënë ashtu është loja kolektive. Secili e di punën e tij në ekip dhe këtë e bëjnë shumë mirë” ka pëfunduar Ferdiand.
Monday, 30 May 2011 16:05