James Rodriguez e ka nisur shumë mirë edicionin e ri me Real Madridin.
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez edhe një herë tjetër ka dëshmuar se sa është i rëndësishëm për Real Madrid.
Ai në ndeshjen e mbrëmshme kundër betisit ka shënuar dy gola të jashtëzakonshëm, në fitoren 5:0 të Realit.
Me këto dy gola James arrin në kuotën e 19 golave me Realin në 48 paraqitje, statistikë kjo shumë e mirë kur dihet se është vetëm mesfushor.
Për më shumë, James në këto 48 ndeshje ka dhuruar edhe 19 asistime për bashkëlojtarët, duke e bërë ata një lojtarë shumë të rëndësishëm për pjesën tjetër të skuadrës. /Express
Sunday, 30 August 2015 12:49