Në lajmet e fundit të medias italiane, derisa flitej për merkaton juventine, jepej si e mbyllur marrëveshja për Michele Pazeienzan, pas zyrtarizimit të Andrea Pirlos dhe Reto Zieglerit, të tre me parametër 0.
Edhe Inler duket marrëveshje e mbyllur dhe mbetet vetëm të gjendet shkëmbimi që do të zbusë pak çmimin prej 18 milionë eurosh që e ka caktuar Udinese.
Duket vështirë të arrihet Sanchezi, për shkak të konkurrencës së fortë të Interit. Juventusi mbetet në avantazh për Bastosin, që pritet t’i bashkohet këto javë.
Për sa i përket sulmit, Aguero duket pranë Realit dhe Juventusi po mendon seriozisht për Higuainin dhe Benzeman.
Siç është marrë vesh, shumë skuadra po luftojnë për të marrë lojtarin e Udineses, Sanchez. Deri më tani Interi ka ofruar më shumë dhe ka arritur deri në 18 milionë si dhe ka ofruar Marigan, Santon e Ramirezin për të bindur Pozzon.
Saturday, 04 June 2011 09:02