Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, i cili ditë më parë thoshte se portugezit i nevojitet një gjyqtar portugez, për ta ndihmuar që të ecën në finale të Champions League.
“Skuadra ime është e qetë. Duhet të japim maksimumin në këtë gjysmëfinale, gjyqtari nuk është i rëndësishëm për ne.”
Kemi nevojë për një gjyqtar të nivelit të lartë i cili nuk ndihmon asnjërën palë, por që i aplikon rregullat dhe që ndihmohet nga lojtarët.
Shpresoj që, sapo të përfundojë ndeshja, të dyja palët të jenë të kënaqura me referimin.
“Asnjë rezultat i ndeshjes së parë, nuk do na bënte më të sigurt për ndeshjen e kthimit. Shpresojmë që të arrijmë deri në fund,” tha trajneri i Realit të Madridit.
Sipas Mourinhos, asnjëra skuadër nuk është favorite për të kaluar në finale.
Tuesday, 26 April 2011 14:27