Në Angli qarkullojnë lajme se Jose Mourinho, dëshiron të ribashkohet me sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba dhe në një forme ka kushtëzuar Realin të bëjë një ofertë në vlerë prej 15 milion funtash.
Mourinho e ka bërë të qartë se dëshiron të braktisë Realin në fund të sezonit, sepse nuk ka shumë hapësirë nga presidenti Perez dhe menaxheri gjeneral Valdano, dhe pikërisht për ketë arsye bëhet e ditur se Reali është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 15 milionë funtesh për Drogban në tentim për të mbajtur Mourinhon si menaxher.
Drogba ka qenë cak i Mourinhos që kur Special One mori drejtimin e Interit dhe Perez e sheh atë si një shansë për ta mbajtur trajnerit aktual.
Friday, 01 April 2011 12:57