Spastrimi i madh ne Liverpool pritet të ndodhe në ketë verë, ku pritet që një numër i madh i lojtarëve të largohen nga skuadra. David Ngog duket të jetë viktima e parë. Francezi është lejuar që të flasë me Sunderlandin dhe do të kompletojë transferimin e tij pasi të kthehet nga pushimet.
Disa nga tifozët e redsave janë të pa kënaqur me largimin e të riut, pasi vlenë të përmendet se Ngog kishte luajtur rol të admirueshëm gjatë një periudhe shumë të vështirë në historinë e Liverpoolit, që do të mbahet mend gjatë për shkak të periudhës së gjatë që kaloi klubi nëpër tranzicion.
Rekordi i tij prej 19 golash në 94 paraqitje, duket shumë modest. Duhet të shkruhen 94 paraqitje, edhe pse në realitet ai ka startuar vetëm 41 herë dhe 19 gola nuk janë pak.
Dhe duke i shtuar faktin se shumë shpesh puna e tij e mirë është lënë nën hijen e shumë herë fantastikut Fernando Torresit të brishtë që dëshironte të udhëhiqte i vetëm sulmin e Liverpoolit.
Nëse David Ngog largohet, dhe duket se ai do te largohet, ai duhet të mbahet mend për atë që është. Jo si dështim. Sulmuesi i 1.5 milion funteve, i cili punoi shumë në Liverpool, e ka përmirësuar vlerën e tij mjaftueshëm, sa për t’i bëre klubit një fitim të mirë me shitjen e tij.
Saturday, 11 June 2011 18:04