Skuadra e Fullhem ka vendosur të mos mbajë më lojtarë të panevojshëm që thjesht rëndonin arkat e klubit me rrogën e tyre, duke bërë të ditur se ka larguar njëkohësisht 12 futbollistë. Kuptohet që kjo lëvizje ka çuditur shumëkënd, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një skuadër të elitës së futbollit anglez.
“Viktimat” më të njohura të kësaj lëvizje të klubit janë Mark Shvarcer, Mahmadu Diarra dhe Kris Baird, të cilët tashmë janë të lirë t’i bashkohen çdo skuadre që dëshirojnë. Portieri Shvarcer u la të largohej pas blerjes së Stekelenburg nga Roma, ndërsa Diarra ka kaluar një periudhë të vështirë me dëmtimet e formën, duke luajtur vetëm 19 ndeshje në 18 muaj.
Emrat e 9 lojtarëve të tjerë që largohet nga Fullhem janë Saimon Devis, Mladen Petriç, Xhorxhos Karagunis, Csaba Somogi, Aleks Smith, Xheims Musa, Riçard Peniket dhe Korei Gameiro. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 June 2013 12:02