Supersfida e Grupit C mes Spanjës dhe Italisë, sipas specialistëve të kompanisë “William Hill”, anon dukshëm në favor të spanjollëve, fitorja e të cilëve kuotohet 1.91, ndërsa ajo e Italisë në 4.5.
Në këtë ndeshje nuk priten më shumë se tre gola të shënuar, ndërsa rezultati më i mundshëm është ai 1-0 në favor të kampionëve në fuqi, i kuotuar me koeficientin 5.5. Mbrojtja dhe kundërsulmi italian duket se frikësojnë të gjithë ata që bëjnë parashikimet, pasi rezultatet e radhës më të saktë të kuotuar janë barazimi 1-1 (7) dhe ai 0-0 (7.5). Fitorja 2-0 e Spanjës ka koeficientin 8, ndërsa ajo 1-0 e Italisë kuotohet me 9.
Përsa i përket golashënuesve, Torres dhe Lorente shihen të dy si golashënues të mundshëm në këtë sfidë te skuadra spanjolle, me koeficientin 2 që një prej tyre gjen rrugën e rrjetës, ndërsa ndiqen nga Fabregas me koeficientin 2.75.
Nga skuadra italiane, treshja Baloteli-Kasano-Di Natale ka koeficientin 3.75 për të përfunduar në listën e golashënuesve në sfidën e sotme. (LajmeShqip.com)
Sunday, 10 June 2012 10:01