Thuajse të gjithë janë të sigurt: Irlanda nuk ka asnjë shans përballë Spanjës. Besimi për një fitore të skuadrës iberike është aq i madh, sa kompania “William Hill” kuoton suksesin e skuadrës së Del Boske me koeficientin 1.28, përballë atij 12 të Irlandës. Edhe barazimi është në kuotën 5, duke treguar se çdo gjë tjetër përveç një fitore të ekipit spanjoll, do të përbënte surprizën më të madhe të Euro 2012 deri tani.
Për herë të parë në këtë edicion, probabiliteti që ndeshja të ketë 3 apo më shumë gola është i madh, ndërsa edhe rezultatet e sakta parashikojnë që topi të përfundojë kryesisht në rrjetën e portës irlandeze.
Te rezultatet e sakta, një fitore 2-0 e Spanjës ka koeficientin 6, e ndjekur nga një sukses 1-0 me 6.5, 3-0 me 8, 2-1 dhe 4-0 me 11 dhe 3-1 me 13.
Një fitore 1-0 e Irlandës kuotohet 29, ndërsa një sukses 2-1 ka koeficientin 51. Për çdo “të çmendur” që parashikon një rezultat ndryshe në favor të skuadrës irlandeze, koeficienti më i ulët është 101.
Përsa i përket golashënuesve, spanjollët janë “në garë” me njëri-tjetrin, pasi parashikuesit e basteve nuk dinë kë të favorizojnë më parë për të gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë. Fabregas, Lorente dhe Torres kanë koeficientin 2.2 për të shënuar, të ndjekur nga afër nga Negredo me koeficientin 2.25 dhe David Silva me 2.75.
Ndonëse duket thuajse e pamundur që Irlanda të shënojë, lojtari më i kuotuar për të gjetur rrjetën nga irlandezët është Robi Kin që ka koeficientin 6.5. (LajmeShqip.com)
Thursday, 14 June 2012 10:10