Spanja ka mundur pa vështirësi 3-1 Uruguain në miqësoren e zhvilluar sot në Doha të Katarit. Kampionët e Evropës janë ndeshur me Kampionët e Amerikës Latine, por skuadra e Del Boskes ka treguar superioritetin e saj në fushën e lojës.
Ndeshja ka folur fillimisht për Spanjën që ka kaluar në avantazh falë Fabregas që përfitoi nga gabimi i Muslerës, por Kristian Rodriguez barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 32-të. Megjithatë, në pjesën e dytë është Pedro që zgjidh situatën për kampionët e Evropës falë dy golave të tij, duke çuar në 9 numrin e rrjetave të tundura në 6 ndeshjet e fundit me fanellën e kombëtares.
Për më tepër, në këtë ndeshje Spanja ka vendosur një rekord të ri, pasi falë pranisë në fushë për të paktën një minutë të Valdes, Pujol, Pike, Zhordi Alba, Buskets, Iniesta, Pedro, Fabregas dhe Vija. Kjo e bën miqësoren e sotme, ndeshjen e parë në historinë e kësaj përfaqësueseje ku aktivizohen 9 lojtarë nga i njëjti klub. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 February 2013 21:50