Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Real Madridit.
Real Madrid sot do të zyrtarizoj dy transferime të mëdha, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.
Fillimisht do të nënshkruaj kontratë të re me kapitenin e skuadrës Sergio Ramos, i cili do të vazhdoj deri në vitin 2020, shkruan AS.
Ramos do të përfitoj nga 10 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu lojtari i tretë me pagën më të lartë në skuadër pas Ronaldos dhe Bale.
Po ashtu sot Reali do të zyrtarizoj edhe transferimin e mesfushorit kroat, Mateo Kovacic, i cili do të transferohet nga skuadra e Interit për 30 milionë euro.
Monday, 17 August 2015 10:02