Tiranë – Fushata e ndeshjeve eliminatore për kualifikime në Kampionatin Evropian Euro 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, vijon sonte me disa takime mjaft interesante.
Eliminatoret e sotme pritet të rezultojnë vendimtare për të përcaktuar ekipet që do të shkojnë në “Play off”, pasi vetëm Spanja dhe Holanda janë dy ekipet që luajnë sonte dhe kryesojnë grupet respektive.
Në Grupin A, Turqia pret Austrinë dhe Belgjika, Azerbaixhanin. Me Gjermaninë të shkëputur në kuotën e 15 pikëve, Austria është e dyta me një pikë më shumë se Turqia e Gus Hidink dhe me kuotë të barabartë pikësh me Belgjikën, që ka luajtur një ndeshje më shumë.
Edhe në Grupin C rezultatet e sotme nuk do të kenë ndikim te vendi i parë që mbahet nga Italia. Përballjet e këtij grupi do të jenë një “play off” i vërtetë mes katër ekipeve që pretendojnë vendin e dytë. Sllovenia dhe Serbia kanë nga shtatë pikë, por kanë luajtur një ndeshje më shumë se Irlanda e Veriut dhe Estonia. Këto ekipe do të favorizohen edhe nga faktori fushë, teksa Estonia pret serbët, kurse Sllovenia shkon në Irlandën e Veriut.
Në Grupin D, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka vetëm një ndeshje të programuar për sot. Rumania do të presë Luksemburgun, me synimin për të arritur fitoren e parë në këto eliminatore. Rumania gjendet e parafundit me 2 pikë, 6 më pak se Shqipëria.
Holanda, finaliste e kampionatit të fundit botëror, synon të mbyllë njëherë e përgjithmonë llogaritë në Grupin E, me fitoren e gjashtë radhazi që do t’i bënte “tulipanët” një nga ekipet e para me një këmbë në fazën finale të Europianit në Poloni dhe Ukrainë.
Holanda ka 15 pikë, gjashtë më shumë se Hungaria, që e mundi 4-0 në Budapest ditën e premte. Suedia, që ka luajtur dy ndeshje më pak, ka gjashtë pikë dhe s’ka zgjidhje tjetër veç fitores ndaj Moldavisë.
Në Grupin F, Izraeli mund të ngjallë shpresën për pjesëmarrjen e parë në një veprimtari madhore, që nga viti 1978 kur ka filluar të luaj në zonën e UEFA-s. Por edhe kundërshtari i tyre, Gjeorgjia, ka filluar të pretendojë pasi nuk ka humbur asnjë nga pesë eliminatoret e luajtura.
Në Grupin I, Spanja shkon në Lituani, ku pengesa më e madhe për kampionët e botës dhe të Europës mund të jetë balta e stadiumit në Kaunas. Çekia mund të “blindojë” vendin e dytë nëse fiton ndaj modestëve të Lihtenshteinit.
|
|
Tuesday, 29 March 2011 15:36 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »