Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duke folur në konferencë për media tha se sonte Barcelonës i duhet edhe ndihma e tifozëve dhe skuadra do të kualifikohet në finalen e Wembelyt.
“Ne duhet te jemi të përgatitur për çdo taktikë nga Reali, ne duhet ta sulmojmë Realin e jo të mendojmë qe kemi epërsinë nga sfida e parë 0-2, por vetëm ëe sulmojmë, por duhet të sulmojmë me mençuri. Do ishte keq të ruajmë avantazhin që e arritëm në Bernabeu, ai do ishte mendim i gabuar dhe që mund të na kushtojë shumë, veç të kualifikohemi e sonte gjithçka do marrë fund, sa iu përket ankesave që Reali po i dërgon tek UEFA”, tha Guardiola.
Tuesday, 03 May 2011 07:20