Wesley Sneijder duket se nuk mendon ta lërë ekipin zi-kaltër.
Për fantazistin Holandez në ditët e fundit qarkullojnë zëra rreth një transferimi të mundshëm në klubin e Manchester United.
Për ti shuar këto zëra duket se ka qene vet fantazisti zi-kaltër që tha se ka një konsiderate mjaft të madhe për klubin e drejtuar nga Sir Alex Ferguson dhe se momentalisht nuk mendon për ndonjë klub tjetër veçse Interit.
Mundësia e një transferimi tek Man Utd? “Sigurisht behët fjalë për një klub të madh të futbollit botëror, çdo lojtar do të dëshironte të luante për të por momentalisht jam mirë në Milano dhe nuk mendoj asnjë klub tjetër veçse ketij zi-kaltër.”
Nëse ka dyshime për të ardhmen e asit Holandez, këto dyshime tashmë pas deklaratës së tij nuk do te thotë qe duhet të shuhen përgjithmonë.
Duke u nisur nga fakti se shumë lojtare kanë deklaruar të njëjtën gjë atëherë në futboll gjithçka është e mundur.
Duket se ne mendjen e Wesleyt momentalisht është vetëm ekipi zi-kaltër, ku dhe ai vete preferon te jetë një nga pikat kyçe të Interit të së ardhmes.
Pa marr parasysh deklarata, për lojtarin janë të interesuara shumë skuadra evropiane dhe se fundmi edhe Man City e që është e mundur të përfshihet në shkëmbim me Tevez.
Tuesday, 26 April 2011 16:19