Gruaja e shkëlqyer dhe shumë e njohur e Wesley Sneijder, Jolante, besohet se do të jetë ajo që do të vendosë nëse organizatori do të largohet nga Interi për në “Old Trafford”.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, çifti holandez ka angazhuar një agjenci të specializuar për t’u marrë me kontratat në botën anglisht-folëse, mundësi që hapin një kalim për në Premier Ligë.
Në këtë agjenci (Creative Artists Agency) është partner edhe ish-shefi ekzekutiv i Man Utd dhe Chelseas, Piter Kenion dhe besohet se kalimi në Britani mund të rrisë përfitimet për futbollistin dhe gruan e tij, prezantuese televizive.
Gjithsesi, ka probleme për këtë lëvizje, pasi Sneijder paguhet me 280 000 stërlina në javë, në Milano dhe Interi kërkon 35 milionë stërlina. Ferguson nuk dëshiron t′i japë askujt më shumë se paga e Runit 220 000 stërlina në javë dhe nuk dëshiron të paguajë 35 shumën e kërkuar nga klubi italian.
Përtej kësaj, ekziston edhe problemi i taksave, pasi në Itali kjo është 43 për qind dhe në Angli 50 për qind.
Tuesday, 19 July 2011 19:30