Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Skols, është gati të braktisë “pensionin” dhe të kthehet në fushën e lojës për të ndihmuar “djajtë e kuq”. Gazeta britanike “The Sun” ka treguar se si mesfushori 37 vjeçar ka pranuar ftesën e ish-shokëve të tij dhe po stërvitet seriozisht që të kthehet në formën më të mirë.
Skuadra e Mançester Junajtid po kalon një periudhë krize për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme në mesfushë dhe mbrojtje. Si rrjedhojë, trajneri Aleks Ferguson do të ishte i kënaqur ta kishte në gjirin e skuadrës së tij përsëri Skols, i cili tashmë stërvitet çdo ditë me ekipin e rezervave, tek i cili është edhe trajner.
Skols ka luajtur thuajse 700 ndeshje me Mançester Junajtid, duke shënuar 150 gola e duke ndihmuar këtë skuadër të arrinte rekordin e titujve të fituar në Angli, plot 19 të tillë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 January 2012 20:22