Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, i ka dalë në mbrojtje yllit të kombëtares së tij, Neimar, pasi ky i fundit u kontestua nga tifozët në barazimin 2-2 kundër Kilit. Ylli i Brazilit shënoi një gol dhe dha një asist në këtë ndeshje, por u bë shpesh viktimë e abuzimeve nga ana e tifozëve brazilianë, sa herë që gabonte diçka në fushën e lojës.
“Ai është një superlojtar, shënon në çdo ndeshje. Mund ta godasësh, të përdorësh forcën ndaj tij, por ai vazhdon të shënojë. Ai është lojtar fantastik dhe njeri fantastik”, tha Skolari.
“Ka shumë spekulime për Neimar. Të gjithë thonë se ai hidhet dhe gjyqtarët japin vetëm 2 faulle nga 10 të mundshëm, pasi ai është lojtar i famshëm. Edhe kur është faull nuk e japin, pasi ai është Neimar, ndonëse kjo është e padrejtë”, komentoi Skolari trajtimin që po i bëhet sulmuesit brazilian jo vetëm në tribuna, por edhe në fushën e lojës. (LajmeShqip.com)
Friday, 26 April 2013 10:55