Një kualifikim jo shumë problematik për Skënderbeun përballë Crusaders, sic tregon dhe rezultati 6-3 në dy ndeshje por që krijon tashmë mundësi të pafundme për Kampionët e Shqipërisë, për një verë vërtetë të jashtëzakonshme në Europë.
Ashtu si në vitin 2013, Skënderbeu do të ketë mundësinë të përjetojë një eksperincë të gjatë në kompeticionet ndërkombëtare, minimalisht deri në muajin Gusht, por që mund të rezultojë më e gjatë në varësi të ecurisë së korcarëve, që të “puthur” dhe nga fati në short, ku në raundin e tretë do të gjejnë përballë modalvët e Milsamit, kanë mundësinë të luajnë për herë të parë në play-off të Champions League.
Kualifikimi, që vendosi disa rekorde të reja për Skënderbeun, si psh, ai i të parës skuadër shqiptare, që ka dy lojtarë që kanë realizuar nga dy gola pas një raundi të vetëm, sic janë Berisha dhe Salihi, apo dhe ai i shënimit të të parit gol jashtë fushe në një kompeticion europian tregojnë se kampionët janë pjekur mjaftueshëm për të kërkuar më shumë në skenën ndërkombëtare të futbollit, transmetton supersport.
Kalimi i turit, përvec të mirave financiare, i ka garantuar Skënderbeut minimalisht një vend në play-off të Europa League, që mund të bëhej një vend në fazën e grupeve të këtij kompeticioni nëse bardhekuqtë arrijnë të kalojnë dhe kundërshtarët moldavë, pavarësisht se mund të eliminohen në play-off të Champions League.
Një arritje deri në këtë pikë do të përkthehej dhe një forcim financiar për Skënderbeun, që do të përfitonte rreth 1.1 milion Euro vetëm nëse arrin të luajë në play-off, ndërkohë që dicka më pak do të arkëtohej dhe nga luajta në play-off të Europa League, ndërsa kalimi në fazën e grupeve më pas të këtij kompeticioni do të sillte fitime marramendëse për korçarët, që të paktën në Shqipëri nuk do të kishin më rivalë në aspektin e buxhetit dhe lodhja e akumuluar nga vera e gjatë në Europë mund të kalohej pa shumë probleme dhe me afrime të reja.
Ndaj kalimi i raundit në Champions i jep tashmë Skënderbeut mundësinë jo vetëm për të rritur financiat, por gjithashtu dhe të shijojë një verë të gjatë europiane, me shpresën se dhe vjeshta do ta gjejë sërish në arenën ndërkombëtare.
Wednesday, 22 July 2015 11:04