Zbritja në vendin e dytë në renditje pas krahëve të Mançester Junajtid, ka bërë që të gjithë te Mançester Siti të hedhin sytë edhe një herë nga Karlos Tevez. Lojtari që mungon prej 5 muajsh në radhët e kësaj skuadre dhe gjatë merakos së janarit ishte pranë largimit, tani është kthyer në një element të rëndësishëm në pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi Mikah Riçards shpjegon se Tevez mund të ndihmojë Sitin të gjejë rrugën e rrjetës, që i mungon prej dy ndeshjeve radhazi kësaj skuadre. “Skuadrat po mbrohen më mirë kundër nesh. Në fillimin e sezonit ne shënonim 4, 5 apo 6 gola për çdo ndeshje, por në dy takimet e fundit ne nuk kemi gjetur rrugën e rrjetës dhe kjo është gjëja të cilën duhet ta përmirësojmë sa më shpejt”.
“Unë kam qenë gjithmonë një fans i Tevez. Në sezonin e kaluar ai na tërhoqi të gjithëve me vete në takimet e vështira, ku ai fitonte ndeshjen 1-0 për ne. Gjithçka është në dorën e trajnerit, por unë do të dëshiroja shumë që ta shihja atë përsëri në fushë përkrah nesh”, ishte apeli që bëri mbrojtësi.
Vetë Mançini, duke parë situatën që po kalon skuadra, mund të vendosë të aktivizoje argjentinasin që në ndeshjen e kësaj fundjave përballë Çelsit. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 March 2012 20:36